Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm. Kësaj here aksidenti u regjistrua në Shkodër rreth orës 07:45 në lagjen “Tre Heronjtë”.
Mësohet se një makinë e drejtuar nga 34-vjeçarja me inicialet M. N. përplasi një 56-vjeçare me inicialet Z. M. e cila po lëvizte me biçikletë.
56-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.