Policia në Shkodër po kryen kontrolle mbrëmjen e sotme ndaj mjeteve të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penale apo persona të shpallur në kërkim.
Aksion në rrugët e Shkodrës nga forcat e policisë vjen në kuadër të planit operacional të policisë së Shtetit.
Nga ky aksion mësohet se në pranga ka rënë Balil Murataj 43-vjeç i cili terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë Rrethina gjatë gjithë pasdites së sotme, teksa ne ecje e sipër me automjetin e tij, qëlloi në ajër me armë zjarri herë pas here.
Pas sinjalizimeve nga banorët policia vendore e Shkodrës bëri arrestimin e tij ndërsa në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA.
Policia “blindon” Shkodrën, kontroll automjeteve të dyshimta…