Ish-diplomati presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se është i vetmi person në botë që ka marrë medaljet më të lartë të Nderit nga Kosova dhe Serbia.
Grenell ka rikujtuar medaljen që ka marrë nga Hashim Thaçi si president i Kosovës dhe medaljen që ka marrë sot në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Jam i nderuar, pasi besoj se jam personi i vetëm që ka marrë çmime të ngjashme në Serbi e Kosovës,” tha Grenell.
Ai tha se e do “Serbinë, popullin e Serbisë, Kosovën e popullin e Kosovës dhe se dëshiron që Serbia ta ketë një partner si Hashim Thaçi.”
“Sot, mund të them se tani jam i vetmi person në botë që kam marrë Medaljen më të lartë të Nderit nga Kosova (3 vjet më parë) dhe Serbia (sot),” ka shkruar Grenell në platformën “X”.
Today, I can now say that I am the only person in the world to have received the highest Medal of Honor from both Kosovo (3 years ago) and Serbia (today). pic.twitter.com/aT7nLjl919
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 25, 2023