Shtyhet gjyqi për Sali Berishën në Gjykatën e Posaçme. Seanca e djeshme u shty për sot në orën 14:300. Ish-kryeministri nuk pranoi që të shkonte vetë, por çoi dy avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Rreth 90 minuta zgjati debati në sallë mes dy avokatëve me prokuroren Enkeleida Millonai dhe gjyqtaren Irena Gjoka.
Gjokutaj tha se vendimi për dy masa për Berishën është në shkelje të ligjit me argumentin se ka imunitet që më parë duhet t’i hiqet parlamentit. Por për prokuroren masa detyrim paraqitje dhe bllokim për të dalë jashtë shtetit nuk është heqje e lirisë por kufizim.
Më pas avokatët janë larguar nga salla duke lënë brenda vetëm gjyqtaren me prokuroren. Sali Berisha akuzohet për korrupsion dhe se ka vendosur shtetin në dispozicion të dhëndrit për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.