Në aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Gostimë-Cërrik ku janë përfshirë një autobus me drejtues 51-vjeçarin me inicialet A. Xh., dhe një automjet me drejtues një 52-vjeçar me inicialet O. Sh.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 52-vjeçari i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Në spital u dërguan edhe 5 persona të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.
Mësohet se me drejtuesin e autobusit, po kryhen veprimet procedurale.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.