-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“M’i kthe fëmijët e mi”, lutja e nënës për Hamasin

Kryesoret

“Mami, të dua, rri e heshtur, mos lëviz,” ishte mesazhi i fundit që Hadas Kalderon mori nga djali i saj gati 12-vjeç, Erez.

Militantët e Hamasit sulmuan mëngjesin e 7 tetorit shtëpinë e babait të tij në jug të Izraelit. Erez po flinte aty bashkë me motrën Sahar, 16-vjeçe.

“Ju dua shumë, ju përqafoj shumë. Nuk e di nëse do të mbijetoni, jini të fortë,” shkroi Hadas në grupin e familjes në Whatsapp. Përgjigje tjetër nuk mori kurrë.

“Ata bërtisnin Allahu Akbar”

Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, 56-vjeçarja përshkruan terrorin që përjetoi kur militantët e Hamasit u futën në vendbanimin e tyre, Nir Oz. Shkuan nga shtëpia në shtëpi, duke masakruar fëmijë, gra e burra dhe duke marrë pengje.

Dy fëmijët e Hadasit bashkë me babanë e tyre u rrëmbyen, ashtu si edhe nëna e saj dhe një mbesë e saj. Ditën e kërdisë, Hadas ishte vetëm në shtëpi.

U fut në dhomën e sigurt dhe, fillimisht, i dërgoi mesazh ish-bashkëshortit Ofir, duke i kërkuar që të ketë kujdes me fëmijët.

Pas pak minutash, militantët arritën edhe në shtëpinë e saj dhe u vunë zjarrin disa pjesëve.

“Unë nuk di arabisht, por ata bërtisnin Allahu Akbar”.

Derisa luftonte për jetën e saj, duke bllokuar derën e dhomës së sigurt, Hadas vazhdonte të shkëmbente mesazhe edhe në grupin e familjes.

Në një moment shkroi Erezi: “Po fshihemi në shkurre”.

Aty kuptoi se Ofir nuk do të mund t’i mbronte fëmijët nëse do të qëndronin në shtëpi, kështu që të gjithë ikën prej andej. Hadas qëndroi tetë orë në dhomën e sigurt, derisa arriti ushtria izraelite./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit