-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK-u e pret në gjyq! Berisha u jep urdhër demokratëve: Tani ngrihuni, shpërndahuni…

Kryesoret

Në një moment që Prokuroria e Posaçme ka ngritur kundër tij akuzën për korrupsion dhe gjykata e Posaçme e pret për t’u njohur me dy masat e sigurisë që i ka vendosur në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Sali Berisha u ka dhënë porosi demokratëve që të ngrihen në cdo cep të vendit në betejë kundër qeverisë Rama.

Theksoi dhe sqaroi se aksioni opozitar tani, nuk ka lidhje me akuzat e prokurorisë, por e lidhi me gjendjen ku ndodhet, sipas tij, vendi. “Tani është koha për betejë! Të ngrihemi! Askush të mos e lidhë me këtë që ndodhi, pasi kjo është dëshmi tjetër e radhës që na detyruan të shpallim betejën pa kthim. Kërkohet sakrificë nga cdo demokrat.

Të shpërndahemi në mbarë vendin në një emergjencë. Rezistencë me të gjitha format për të mbrojtur demokracinë dhe interesit kombëtar. Nuk ndodh që një samit të përdoret kundër gjysmës tjetër të kombit dhe të kërkohet anulimi i vizave. Nuk ka tradhtar tjetër si Edi Rama.

Nuk mund të rrimë duarkryq. Të shpërndahemi në një takim me bazën tonë. Parlamentarët e filluan betejën, do të qëndrojnë aty, nuk e braktisin parlamentin” tha ai në mbledhjen e Kryesisë. Ditën e premte ka thirrur Kuvendin Kombëtar për hapat e tjerë të aksionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit