-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhi dhe breshër, ja në cilat zona do të ketë reshje shiu

Kryesoret

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjell mot me vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orësht me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjatë orëve të mesditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 12- 14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 25°C

në zonat e ulëta 13 deri 30°C

në zonat bregdetare 14 deri 28°C.

HARTA LIVE

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit