Policia e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme një tjetër bastisje në lidhje me sulmin e 24 shtatorit i cili u regjistruara në Banjskë.
Mësohet se bastisja u zhvillua në pjesën veriore të Mitrovicës në disa lokacione. Përveç automjeteve të Policisë së Kosovës, siç shihet në disa fotografi të publikuara nga mediat serbe, ka edhe automjete të EULEX-it.
Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se situata është e qetë dhe se për momentin nuk mund të thotë detaje të tjera.
Që nga 24 shtatori janë kryer shumë bastisje në veri.