-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli flet për skenarët e opozitës: Po tentojnë të “asgjësojnë” Berishën

Kryesoret

Sali Berisha mblodhi kryesinë e grupit që drejton për aksionin opozitar kundër qeverisë Rama. Në dalje të mbledhjes, Jozefina Topalli e cilësoi politik, akuzën e SPAK-ut kundër ish-kryeministrit duke theksuar se po tentohet që të asgjësohet politikisht kreu i opozitës, referuar Sali Berishës. Tha se kjo është betejë politike duke paralajmëruar se do të zbresë në bazë tek demokratët për të kërkuar mbështetjen e tyre.

Me sulmin politik që i bëjnë kryetarit të opozitës… Në fakt kjo nuk është një çështje e zotit Berisha por pluralizmit në Shqipëri. Ka shumë variante për aksionin opozitar. Opozitën ose tentojnë ta blejnë ose ta përçajnë, ose t’ia “asgjësojnë” kryetarin. Gjëja është e komplikuar. Nuk është e lehtë” tha ajo.

Por a do ta ndjekin demokratët Berishën? “Kur ishte 2021 dhe Basha donte ta përjashtonte Berishën, ditën e parë i dolën tre deputetë në krah, Noka, Paloka dhe Shehu dhe të tjerët erdhën më vonë.

Politika vepron me institktin e frikës dhe sulmon më të fortin për t’u thënë të tjerëve, “heshtni se do të vijë radha ty”. Kjo forcë politike ia ka dalë për të kapërcyer këtë frikë. Unë nuk mendoj se nuk do ia dalë edhe sot.

Nuk jam dakord me Sali Berishën për heqjen e imunitetit, sepse ajo është garanci për të bërë opozitës, pasi në të kundërt askush në këtë vend nuk do të ketë kurajo për të thënë të vërtetën dhe për të bërë opozitë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit