Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto për mes një postimi në “X” ka publikuar emrin e ushtarit i cili humbi jetën në aksidentin e regjistruar në rrugën Pejë-Klinë.
“Me një dhimbje të thellë, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, shprehim ngushëllimet dhe i ofrojmë mbështetje të pakufishme gruas, vajzës dhe familjes së Claudio Cadeddu, ushtar i Ushtrisë të Italisë, i cili ishte viktimë e një aksidenti tragjik rrugor gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Ministri italian i Mbrojtjes.
Aksidenti i djeshëm ndodhi në rrugën rrugën Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Leshan.
Nga përplasja ushtari mori plagë të rënda të cilët i morën jetën. Lajmin e ka konfirmuar KFOR-i, të cilët në një njoftim bënë të ditur se ushtari që ka ndërruar jetë në aksidentin në mes të dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, që ka ndodhur sot në orën 15:30.
Lëndime trupore ka pësuar edhe një tjetër ushtar.
Ushtari që mbeti viktimë