-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell: Ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së për t’u ulur me Kurtin e Vuçiçin

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përfunduan takimet e parapara me udhëheqësit evropianë, në kuadër të një samiti të BE-së në Bruksel edhe pse ende nuk ka patur një reagim nga dy liderët.

Ata u pritën të veçuar nga njri-tjetri nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell,  tha se u vonua për të marrë pjesë  samitin e Këshillit Evropian për shkak të takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Borrell po ashtu deklaroi se puna po vazhdon ku paralajmëroi dhe takime të tjera.

“Erdha vonë sepse erdha prej një takimi tjetër me Kosovën dhe Serbinë…Kur jemi te Kosova dhe Serbia puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. S’ka zgjidhje tjetër ajo shkon përmes dialogut,” tha ai./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit