-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorian Duçka i dosjes “McGonigal” futet në SPAK (FOTO)

Kryesoret

Mesditën e sotme është thirrur në Prokurorinë e Posaçme të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Dorian Duçkën, një personazh i njohur dhe shumë i lakuar vitin e fundit për shkak të dosjes “McGonigal”. Në dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, Dorian Duçka ishte prezantuar si këshilltari jozyrtar i kryeministrit Edi Rama.

Në muajin shtator të këtij viti, McGonigal i pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly nëse kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan (Nick Muzin), që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama (PD e drejtuar nga Lulzim Basha), McGonigal u përgjigj “Po”.

McGonigal sipas hetimeve kishte marrë informacion për këtë lobist nga Duçka, pra këshilltari jo zyrtar i Edi Ramës. Gjithashtu McGonigal pranoi që ishte takuar disa herë me Kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të Duçkës.

Drejtësia amerikane e hetoi dosjen McGonigal, në Shqipëri opozita kishte akuza të shumta kundër Edi Ramës, dorëzoi edhe padi, por a kanë nisur hetimet? Përse u thirr Duçka? Zyrtarisht nuk dihet nëse Dorian Duçka është thirrur për këtë dosje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit