Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas takimeve të sotme në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiç me liderët europianë.
Sipas saj, Serbia ka refuzuar edhe një herë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës.
Përmes një reagimi në platformën X, Gërvalla ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta sanksionojë Serbinë për agresionin terrorist më 24 shtator.
Ka shtuar se çdo vonesë do të shërbejë për përshkallëzim.
”Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm,” ka shkruar Gërvalla.
Serbia once again rejected an attempt to normalize relations with the Republic of Kosova.
We urge the European Union to sanction Serbia for the act of aggression against Kosova on September 24th 2023.
Any delay will only serve to fuel further escalation. https://t.co/VBXppa9JDL
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 26, 2023
Takimet në Bruksel, Kurti: Vuçiç refuzoi marrëveshjen, kërkoi t’i pranohet një letër anësore
Vuçiç pas takimeve në Bruksel: Serbia s’mund ta pranojë pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB