Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në çdo kohë në gjykatë, por nuk mund të pranojë që të shkelet kushtetuta.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se gjyqtarja ka shkelur kushtetutën duke kufizuar lëvizjen e tij pa marrë më parë autorizimin nga parlamenti.
Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama që të votojë në parlament heqjen e mbrojtjes që e mundëson mandati i deputetit.
“Jam i gatshëm të paraqitem para çdo institucioni akuze në çdo kohë pa hezitim, pavarësisht se çfarë konsiderate ke për personin që do të marrë në pyetje, nuk duhet të refuzohet.
Çfarë ndodh, një gjykatëse merr për sipër të shkruaj në tryezën e saj Kushtetutën. Akti miq i rëndë që mund të bëjë një prokuror apo gjykatës.
Ka shkelur Konventën e të Drejtave të Njeriut, për lirinë e lëvizjes. Kushtetuta, unë jam autor për heqjen e mbojtjes së deputetëve, e rrëzoi Edi Rama me argumentin se na arreston Sali Berisha.
I them sot Edi Ramës sot, bëhu burrë dhe hajde ta votojmë. Kjo është një formë arrestimi me detyrim paraqitje. Unë nuk do të paraqitem, absolutisht jo,” tha Berisha.