-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata i caktoi Berishës avokatin e “Plumbit të Artë”

Kryesoret

Gjykata e Posaçme vendosi largimin e avokatit Artan Simoni, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim zëvendësimin e tij me një tjetër avokat nga lista. Gjykata do të zgjedhë përmes shortit emrin e ri. Në njoftim gjithashtu flitet edhe për seancën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e sotme (26 Tetor) në orën 10 të paradites.

Ky vendim erdhi pasi djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, denoncoi qëndrimin e mbajtur nga avokati Simoni, i cili dy ditë më parë, në një status në Facebook fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.

“Ku gaboi bisha…?”/ Postimi që “dogji” për 1 orë avokatin e Berishës

Gazetari Elton Qyno shkruan se Artan Simoni është avokati që thirret nga SPAK dhe oficerët e BKH-së sa herë nevojitet të pyesë Nuredin Dumanin, Luftar Reçin, Skerdi Tasin e të tjerë, persona këta të arrestuar në vitin 2021 gjatë operacionit të koduar “Plumbi i artë” dhe operacionin “Asgjë nuk harrohet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit