-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, raporti: Bunjaku u vra me armë të ndaluara ndërkombëtarisht

Kryesoret

Autoritetet kosovare në një raport paraprak të lëshuar më 20 tetor raportohet se agresorët serbë të cilët sulmuan veriun e vendit si dhe vranë rreshterin, Afrim Bunjaku kanë përdorur armë ndërkombëtarisht të ndaluara.

Më tej në raport bëhet me dije se ato armë janë ndaluar sipas Konventës së Otavës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri Sveçla në konferenca bënë me dije se Bunjaku ishte vrarë nga një minë me telekomandë.

Në raportin preliminar të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se minat e konfiskuara nga Policia e Kosovës prej grupit terrorist, prodhim i vitit 1984, janë të ndaluara sipas Konventës së Otavës.

“Minat e konfiskuara, të cilat janë prodhuar në vitin 1984, janë shkak për shqetësim të veçantë, veçanërisht pasi Serbia ende posedon një numër të konsiderueshëm të këtyre minat në stoqe. Këto armë madje janë të ndaluara sipas Konventës së Otavës. Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, është vrarë me armë të ndaluara ndërkombëtare nga Serbia. Ai iu nënshtrua plagëve të shkaktuara nga një minë e tillë që u aktivizua nga distanca”, thuhet në raport preliminar.

Mina të ngjashme, sipas autoriteteve të Kosovës, janë konfiskuar nga bandat e tjera kriminale në Serbi, të cilat janë të lidhura ngushtë me udhëheqësinë e Serbisë, si dhe me kriminelë dhe paraushtarakë si Milan Radoiçiç.

Duke cituar ekspertët ushtarakë serbë, raporti thotë se këto armë mund të kenë hyrë në veri të Kosovës përmes vjedhjes së ndonjë depoje të armëve në Serbi, shitje nga tregtarë private apo transferim direct nga vetë shteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit