-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi refuzon ta ekstradojë një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar ta ekstradojë në Kosovë shtetasin serb Momçillo Vukotiç, 61 vjeç, i dyshuar për krime lufte në territorin e Pejës në vitin 1999, konfirmoi Ministria malazeze për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, kushtet ligjore për ekstradim janë plotësuar, por ministri Kovaç e refuzoi ekstradimin e tij, pasi mendon se është shkelur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime i ka bërë Vukotiçi, të cilat janë pjesë e veprave penale, por thuhet se pas 24 vjetësh, gjoja është paraqitur një dëshmitar i cili e ka njohur atë nga fotografia e tij në një album,” tha Ministria.

Vukotiç u arrestua më 25 shtator dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit ekstradues. Ai kërkohej nga Interpoli përmes UNMIK-ut, Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.

Kosova nuk ka lidhje direkte me Interpolin, por komunikon me të përmes UNMIK-ut. Pas arrestimit të tij, një nga liderët e Frontit Demokratik pro-rus dhe pro-serb të shpërbërë së fundmi, Milan Knezheviç, i bëri thirrje qeverisë teknike të Dritan Abazoviçit që të mos marrë pjesë në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova.

“Kjo do ta destabilizojë më shumë situatën tashmë të keqe politike në Mal të Zi,” tha Knezheviç.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve dhe malazezëve të shpërngulur që ndodhen në Mal të Zi ta kontaktojnë partinë e tij, në mënyrë që t’u ofrohet çdo lloj ndihme dhe mbrojtje./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit