-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është kryetari i ri republikan i Dhomës së Përfaqësuesve?

Kryesoret

Përfaqësuesi amerikan, Mike Johnson, është zgjedhur nga kolegët e tij republikanë për të shërbyer si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, pas tri javësh me trazira dhe tre kandidatëve të dështuar.

Këtu janë pesë fakte rreth ligjvënësit konservator të mandatit të katërt, i cili tani është republikani kryesor në Kongres:

Johnson, 51 vjeç, lindi në Shreveport, qyteti i tretë më i madh i Luizianës. Është më i madhi nga katër vëllezërit e motrat dhe djali i një zjarrfikësi që u dogj keq dhe u paaftëzua gjatë detyrës.

Para Kongresit, Johnson ishte një avokat që kryesisht punonte në çështjet e lirisë fetare, duke mbrojtur me sukses ndalimin e martesës ndërmjet personave të së njëjtës gjini në Luiziana në 2004.

“Unë jam një i krishterë, bashkëshort, një baba, një konservator i përjetshëm, avokat i ligjit kushtetues dhe një pronar biznesi i vogël,” i tha ai gazetës Luiziana Baptist Message më 2016.

Ai u zgjodh në administratën shtetërore të Luizianës në vitin 2015 dhe kandidoi me sukses për Kongresin në vitin 2016. Ai tani përfaqëson distriktin e katërt të Kongresit të Luizianës, i cili zë cepin veriperëndimor të shtetit dhe përfshin qytetin e tij të lindjes Shreveport.

Kundërshtar i ndihmës për Ukrainën

Johnson është kundër dërgimit të ndihmës në Ukrainë për t’u mbrojtur kundër Rusisë, duke marrë një notë të dobët nga republikanët për Ukrainën, një grup avokues që përpilon një kartë raporti për ligjvënësit për mbështetjen e tyre./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit