-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritje rekord, 23 mijë pensionistë më shumë në një vit

Kryesoret

Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti në 491,504 në 6 mujorin e parë të vitit 2023, gati 23 mijë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë. Që nga fundi i vitit skema u zgjerua më rreth 10 mijë pensionistë të rinj.

Këto ishin ritmet më të larta të rritjes në dy dekadat e fundit. Numri i pensioneve të pleqërisë u zgjerua në një vit me rreth 5%, por nga ana tjetër skema e pensioneve po shfaq qëndrueshmëri. Rritje të ardhurave nga kontributet dhe masa më e ulët e pensioneve të reja kanë përmirësuar deficitin e skemës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në 6-mujorin e vitit deficiti i skemës së pensioneve i cili u subvencionua nga buxheti i shtetit ishte 8 miliardë lekë nga 12 miliardë ne 6-mujorin e parë të vitit 2022 me një rënie gati 30%. Të ardhurat nga sigurimet në 6-mujorin e parë pësuan rritje vjetore me 12 %.

Në këtë periudhë po del në pension brezi i “baby boom”, (të lindur në vitet 1960-1970) shumica e të cilëve  punuan në vitet e tranzicionit dhe nuk përmbushin kushtet për pension të plotë.

Personat, që dalin në pension pas vitit 2015, për një periudhë afatmesme përfitojnë rritje më të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët që dolën në pension para këtij viti, për shkak të ndryshimit të parimit, nga pension solidar në pension në bazë të kontributeve.

Sakaq, Shqipëria vuan nga infomalitet i lartë i punës që do të thotë se ato që pagunë sigurime janë më pak se ato që raportohen si të punësuar./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit