Foto ilustruese
Ditën e sotme rreth orës 03:40 të mëngjesit në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë, sipas policisë gjatë një konflikti një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues Z. M. që ishte brenda.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale, njofton policia, që thekson se punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.