-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatet e reja duan kohë! Shtyhet për në 15:00 gjyqi për Berishën

Kryesoret

Shtyhet për në orën 15:00 të pasdites seanca gjyqësore kundër ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK. Shkak është bërë kërkesa e dy avokateve të caktuara kryesisht nga shteti, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia pasi kërkuan kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme kërkesën për përjashtimin nga procesi i tij të Irena Gjokës, e cila është drejtuese e këtij institucioni. Kërkesa do të gjykohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Zyrtare/ Berisha çon kërkesën: Përjashtoni gjyqtaren që vendosi masat kundër meje

Gjykata kërkoi që Berisha të paraqitej për t’u marrë në pyetje dhe për t’u njohur me dy masat e sigurisë që u vendosën kundër tij, detyrim paraqitje dhe bllokim të lëvizjes jashtë vendit për dosjen “Partizani”, por refuzoi.

Procesi kundër tij në ditën e tretë po vazhdon me dy avokatë të caktuar kryesisht pasi Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të pajisur me prokurë dje braktisën seancën gjyqësore dhe u larguan.

Nga banda e Durrësit tek grabitja e shtëpisë! Kush është avokatja e njohur e Berishës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit