-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forumi ministror BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, çfarë u diskutua

Kryesoret

Ka përfunduar në Shkup forumi dy ditor mes ministrive të brendshme dhe atyre të drejtësisë nga vendet  Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Në mënyrë të veçantë Bashkimi Europian ka vlerësuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për sa i përket nënshkrimit të marrëveshjes Frontex, si një marrëveshje që ka sjellë menaxhim më të mirë të kufijve në rajon.

Gjithashtu në deklaratën e publikuar nga unioni thuhet se përfaqësuesit e BE dhe Ballkanit Perëndimor mirëpritën rezultatet e arrira përgjatë 5 viteve për sa i përket planit të përbashkët të veprimit kundër terrorizmi brenda Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Europian ka vlerësuaa operacionet anti-drogë që janë zhvilluar përgjatë viteve të fundit në bashkëpunim me vendet e rajonit  ku janë shkatërruar grupet kriminale që merreshin me transportimin e lëndëve të ndryshme narkotike.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të presidencës së ardhshme belge dhe hungareze të Këshillit të BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit