-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Pëllumb Gjoka planifikonte investimin e 52 mln eurove në zonën e virgjër

Kryesoret

Hetimet ndaj Pëllumb Gjokës zbuluan sipas SPAK se 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës, ku qeveria ka miratuar një projekt investimi strategjik, dyshohet se u përfituan përmes falsifikimeve. Tre parcela pyll në Pulaj-Plazh në Velipojë u sekuestruan.

Prokuroria e Posaçme njoftoi të premten sekuestrimin e tre pacelave pyll në zonën Pulaj-Plazh Velipojë, pasi dyshohet se ato janë përfituar përmes falsifikimeve nga Pëllumb Gjoka me ndihmën e personave të tjerë.

“Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me persona të tjerë,” thuhet në deklaratën për shtyp të SPAK.

Gjoka, 49 vjeç, i cili u arrestua në korrik me akuzat si anëtar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje e pengmarrje, është një biznesmen i shpallur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama “investitor strategjik” me një projekt që planifikonte investimin e 52 milionë eurove në një  zonë të virgjër në plazhin e Velipojës në Shkodër, në shkëmbim të së cilit, shteti shqiptar angazhonte burimet e taksapaguesve për të siguruar furnizim me ujë, drita, kanalizime e shërbime të tjera publike.

Bashkë me një grup personash të tjerë përfshi edhe dy drejtues të policisë, Gjoka u arrestua pas një dosje hetimore të ardhur nga Franca në drejtësinë shqiptare.

Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka mbi 12 akuza për vepra penale, mes të cilave vrasje, heqje e paligjshme e lirisë, trafikim narkotikësh, pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal.

Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ekspertime të rreme./BIRN

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit