Një inkursion i ri i gjerë në territorin e Gazës është kryer në orët e fundit nga forcat e armatosura të Izraelit, siç shihet në një video të publikuar mëngjesin e së premtes nga zëdhënësi i ushtrisë. Sipas “Times of Israel”, objektivi i bastisjes ishte lagjja “Shuja’iyya” në Gazën lindore.
Duke konfirmuar vlerësimin se bastisjet e kufizuara mund të ishin një provë për një pushtim tokësor, në postimin e tij në X (ish-Twitter) Daniel Hagari përshkruan se në operacionin në Gaza u përfshinë forcat e këmbësorisë, të blinduara me mbështetjen ajrore të helikopterëve dhe dronëve.
Qëllimi i operacionit, sipas përfaqësuesit izraelit, ishin depot e armëve të Hamasit dhe vendet e lëshimit të raketave. “Forcat u larguan nga zona në fund të misionit dhe nuk ka viktima në radhët tona”, shtoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
כוחות חי”ר, שיריון והנדסה בפיקוד עוצבת ‘געש׳ (36) ובליווי של כטמ”מים ומסוקי קרב של צה”ל פשטו ביממה האחרונה פשיטה במרכז רצועת עזה. כחלק מהפשיטה, כלי טיס וארטילריה של צה״ל תקפו מטרות של ארגון הטרור חמאס בשכונת סג’עיה וברחבי הרצועה >> pic.twitter.com/9UafFCL3qA
— דובר צה״ל דניאל הגרי – Daniel Hagari (@IDFSpokesperson) October 27, 2023