-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbrëmje pa surpriza, fitojnë Roma, Liverpool dhe Leverkusen

Kryesoret

Në ndeshjen e Europa League, Roma nuk gaboi në Olimpico përballë Slavias së Pragës teksa fitoi me shifrat 2-0. Verdhekuqtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Bove në minutën e parë dhe të Lukakut në mnutën e 17. Pas kësaj fitoreje, Roma merr e vetme kreun e Grupit G me nëntë pikë të plota duke lënë pas Slavian me gjashtë pikë.

Nuk gaboi as Liverpool që në Anfield Road mposhti me shifrat 5-1 francezët e Toulouse. The Reds shënuan tre gola në pjesën e parë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Diogo Jota në minutën e nëntë. Toulouse barazoi në të 16-tën me Dallingan, por më pas vendasit shënuan sërish me anë të Endo dhe Nunez. Në pjesën e dytë, Gravenberch shënoi golin e katërt për të vendosur në kasafortë tre pikët që e lejojnë Liverpoolin të shkëputet në krye të Grupit E me nëntë pikë. Nga ana tjetër, Toulouse mbetet e dyta me katër pikë.

Fitore me pesë yje për Bayer Leverkusen që konfirmon formën e shkëlqyer të këtij sezoni edhe në Europë. “Aspirinat” triumfuan me shifrat 5-1 ndaj Qarabag. Gjermanët shënuan tre gola në pjesën e parë dhe më pas në të dytën menaxhuan mirë ndeshjen, duke shënuar edhe dy gola të tjerë, shkruan supersport. Pjesë e ndeshjes në minutën e 71-të u bë edhe Redon Xhixha që u aktivizua nga stoli për Qarabag. Pas kësaj fitoreje, Leverkusen mbetet në krye të Grupit H me nëntë pikë të plota ndërsa Qarabag mban vendin e dytë me gjashtë pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit