-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri serb: Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi sot se bisedimet në Bruksel me përfaqësuesit evropianë për Kosovën ishin të vështira dhe të dhimbshme, por theksoi se Beogradi “shmangu skenarin për ta akuzuar si fajtor dhe përçarës”.

Më tej bëri një deklaratë të rëndë dhe provokuese. “Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë dhe Metohi, por ne duhet ta dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova dhe Metohia në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 dhe se ne jemi “de facto” autoriteti ushtarak, ia lanë KFOR-it”, tha Vuçeviç për “Danas“.

Ai vlerësoi se Kurti nuk ka ndërmend të formojë Unionin e Komunave Serbe dhe se do ta mbajë atë qëndrim të vendosur, si dhe se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në dialog dëshirojnë që ai të formohet siç është konceptuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit