-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla bën bilancin e 100 ditëve në detyrë: Nuk jam si të tjerët, ky është vetëm fillimi

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë bilancin e 100 ditëve të para në krye të këtij dikasteri pasi zëvendësoi Bledi Çuçin. Ai shkruan se rezultatet e para janë inkurajuese dhe puna do të vazhdojë që të thellohet në shërbim të qytetarit dhe pastrimin nga brenda.

“Siç e keni parë unë nuk bëra si disa paraardhës të nderuar të mitë në këtë detyrë, duke e nisur punën me ndërrimin e drejtuesve dhe të shefave. Rezultatet e arritura sëbashku në këto 100 ditë janë vetëm fillimi i një qasje të re dhe sistematike.

Ndërsa Shqipëria ka përmbyllur sezonin turistik më të suksesshëm për nga numri i vizitorëve dhe nga cilësia e sigurisë publike, Policia e Shtetit po angazhohet çdo ditë për të garantuar shkolla, komunitete, rrugë, samite apo evente ndërkombëtare të sigurta.

E sotmja nuk ka krahasim me të shkuarën dhe ditë pas dite rikthimi i besimit tek Policia e Shtetit  po avancon në mënyrë të dukshme dhe të padiskutueshme.

Por e ardhmja nuk do të ketë krahasim me të sotmen dhe unë kam nderin e madh, besimin e Kryeministrit, të shumicës së Kuvendit dhe shpresoj të shumicës së shqiptarëve për të vazhduar ndërtimin e besimit të duhur tek Policia e Shtetit edhe më shpejt, duke përmirësuar çdo gjë, në çdo drejtim.

Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit ka hyrë në një fazë të re dhe rezultatet e para janë vetëm fillim i mbarë, që presim të gjithë. Kush nuk do të vrapojë me të njëjtin ritëm, kush nuk do të respektojë ligjin dhe kodin etik, kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit