Tre refugjatë kanë humbur jetën në një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur herët në mëngjes në ndërtesat e braktisura në zonën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë. Një tjetër emigrant është plagosur dhe po trajtohet. Lajmi jepet nga mediat serbe.
Të shtënat kanë ndodhur jashtë vendbanimit Horgosh, qytetarët e fshatit kufitar janë alarmuar dhe që nga mëngjesi i sotëm raportuan që të shtënat që dëgjohen nga zona kufitare.
Disa prej tyre thonë se nuk i kanë lënë fëmijët të shkojnë në shkollë nga frika.Forca të forta policore janë në terren.