Në një letër të përbashkët e lëshuar dje nga Macron, Scholz, Meloni dhe zyrtarët e BE-së u kanë treguar se dy krerët r Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të implementojnë marrëveshjet përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Në këtë letër ata u kanë kërkuar atyre që të pajtohen shpejt për detajet.
“Tani presim që Kosova dhe Serbia shpejt të pajtohen për detajet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian,” thuhet në letrën e tyre.
Mbetet të shihet nëse ky dialog tani do të zhvillohet në Bruksel apo përmes diplomacisë fluturuese të Emisarit Miroslav Lajçak.
Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Macron, Scholz dhe Meloni është thënë për herë të parë hapur se Kosova duhet të nis me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ndërkohë kanë këruar nga Serbia që të njohë de-facto Kosovën.
Ky njoftim erdhi pas takimeve që kanë pasur në Bruksel me kryeminsitrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.