-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditi arbitrin për një penallti, arrestohet futbollisti i Shënkollit (emri)

Kryesoret

Pas dhunës së regjistruar ditën e sotme në fushën e gjelbër gjatë përballjes mes Shënkollit dhe Sopotit ka ardhur edhe reagimi i policisë.

Mësohet se kapiteni i Shënkollit, Bledar Pjeter Zefi është arrestuar pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes, Abdurraman Kadriu.

Fatmirësisht Kadriu ndodhet jashtë jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim në spitalin rajonal të Lezhës.

Kapiteni i Shënkollit nuk përmbahet, bën për spital arbitrin e ndeshjes

Ndaj kapitenit të Shënkollit rëndojnë akuzat për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Zefi goditi arbitrin pasi ai akordoi një penallti në favor të Sopotit në minutën e 85 ndërsa përballja ishte me rezultatin 1-1.

Kjo ka acaruar futbollistin dhe ka goditur arbitrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit