-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku i mori Lekët Abi? Berisha: Dhëndri dhe biznesmeni i shitën kullat në “gropë”

Kryesoret

Edhe këtë ditë të shtunë, Sali Berisha ka vijuar betejën në media kundër qeverisë, SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Me dyshimet për korrupsion në këtë proces, gjykata i ka caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe bllokim të daljes jashtë vendit. Ish-kryeministri tha se “kryetari i opozitës u vendos nën sanksione nga një gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën pa autorizimin e parlamentit”.

Iu përgjigj edhe atyre që pyesin se ku i mori lekët dhëndri, Jamarbër Malltezi për të investuar. “Biznesmeni i nderuar, Fatmir Bektashi shiti në gropë. Qytetari kur blen në themele, blen më një % më të lirë se në një pallat të përfunduar, por ata, prokurorët nuk e marrin parasysh” tha ai.

Siç jeni informuar, në një akt të paprecedent në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar plotësisht prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit.

Ndaj tij, gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, skapistët e kontrolluar plotësisht prej tij, vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaportën.

Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me disa nene të Kushtetutës, por më specifik me nenin 73, pika dy, në të cilin sanksionohet se deputeti nuk mund të arrestohet, nuk mund t’i kufizohet në asnjë lloj formë liria e tij, nuk mund të kontrollohet pa autorizimin e parlamentit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit