-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nata e ferrit me goditje nga toka, deti dhe ajri në Gaza! Vritet shefi i Hamasit

Kryesoret

Bombardimi i mbrëmshëm nga forcat izraelite nga toka, deti dhe ajri ishte “më i keqi që nga fillimi i luftës, në tre javë” dhe vendosi një fazë të re në luftën midis Izraelit, shkruan BBC.

Këtë e theksuan gazetarët e dërguar që në momentet e para kur nisën operacionet izraelite dhe u përsëritën herët në mëngjesin e së shtunës. Ushtria izraelite njoftoi vrasjen e kreut të forcave ajrore të Hamasit.

Gjithashtu, forcat e ushtrisë izraelite njoftuan se në bastisjet gjatë natës në veri të Rripit të Gazës shkatërruan rreth 150 objekte nëntokësore të Hamasit. Sipas zëdhënësit të ushtrisë sulmet shkatërruan tunele luftarake, zona luftimi nëntokësore dhe infrastrukturë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se rreth 100 avionë luftarakë të Forcave Ajrore morën pjesë në sulmet e natës. “Gjatë natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën Asem Abu Rakaba, kreun e komandës ajrore të Hamasit.

Abu Rakaba ishte përgjegjës për dronët, zbulimin ajror dhe mbrojtjen e Hamasit. Ai ishte i përfshirë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit” thotë Izraeli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit