Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët një automjet duke qarkulluar në qytetin e Beratit.
Kamionçina ka qenë në ecje në momentin kur është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme e makinës. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në motor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe efektivë të shumtë zjarrfikës që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e plotë të zjarrit në mjet.
Motori i makinës u shkrumbua tërësisht po kështu edhe pjesë të tjera mekanike që ndodheshin poshtë kofanos së makinës.