-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Angelina Jolie thirrje për armëpushim: Asgjë nuk i justifikon viktimat në Gaza

Kryesoret

Aktorja Angelina Jolie ka reaguar në lidhje me situatën në Rripin e Gazës duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Në një postim në Instagram, ajo shprehet ndër të tjera se gjatë kësaj kohe është përpjekur të gjejë një mënyrë për të ndihmuar në gjithë këtë situatë.

“Ajo që ndodhi në Izrael është një akt terrori. Por kjo nuk mund të justifikojë jetët e pafajshme të humbura në bombardimin e një popullsie civile në Gaza që nuk ka ku të shkojë, nuk ka qasje në ushqim apo ujë, nuk ka mundësi evakuimi, madje as të drejtën themelore të njeriut për të kaluar një kufi apo për të kërkuar strehim”, shkruan Jolie, duke shtuar.

“Për shkak të punës sime me refugjatët për 20 vjet, fokusi im është te njerëzit e zhvendosur nga dhuna në çdo kontekst,” shkruan ajo.

“Gaza ka një popullsi prej mbi 2 milionë njerëz (gjysma e tyre fëmijë), të cilët kanë jetuar nën një bllokadë të ashpër për gati dy dekada”, theksoi ajo. “Kamionët e paktë të ndihmave që po hyjnë janë një pjesë e asaj që nevojitet (dhe dërgohej çdo ditë përpara konfliktit aktual), dhe bombardimet po shkaktojnë nevoja të reja humanitare të dëshpëruara çdo ditë,” vijon më tej.

Jolie vazhdoi të dënojë “mohimin e ndihmës, karburantit dhe ujit” pasi “kolektivisht” ndëshkon të gjithë njerëzit, përfshirë civilët dhe fëmijët e pafajshëm.

“Njerëzimi kërkon një armëpushim të menjëhershëm. Jetët palestineze dhe izraelite dhe jetët e të gjithë njerëzve në mbarë botën kanë një rëndësi të barabartë. Çdo gjë që mund të parandalojë viktimat civile dhe të shpëtojë jetë duhet të bëhet. Si shumë të tjerë, unë kam bërë përpjekjet e ndihmës mjekësore. Unë kam zgjedhur të mbështes punën e Mjekëve pa Kufij,” nënvizoi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit