Policia e Londrës ka publikuar foto dhe emrat e 12 personave më të kërkuar, ku mes tyre është edhe një shqiptar.
Ron Domi është i riu shqiptar për të cilin policia e Bedfordshire bën apel për ndihmë për ta gjetur. Ai dyshohet se ka përdhunuar një vajzë adoleshente.
Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e Lutonit në Londër.
Mediat britanike dyshojnë se Domi mund të jetë fshehur në Edmonton ose në zona të Londrës veriore, por edhe në Shqipëri.
Policia u bën thirrje veçanërisht komunitetit shqiptar që të japë informacion mbi vendndodhjen e Domit.