Një person është gjetur i pa jete në një pyll në fshatin Lubozhdë të Istogut në Kosovë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për të kryer autopsinë.
“Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.