-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli planifikon të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera

Kryesoret

Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po shoqërohet me lajme të rreme, që gazetarët përpiqen t’i verifikojnë.

Por sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Robin Guess, masat e situatës së jashtëzakonshme përmes të cilave Izraeli po ndalon kanalin televiziv Al Jazeera mund të krijojnë hapësirë për censurë në një peizazh tashmë të paqëndrueshëm lajmesh dhe informacioni.

Në kuadër të përshkallëzimit të fushatës ushtarake ndaj Hamasit, Izraeli ka ndërmarrë hapa për të goditur një media të cilën e akuzon se po përkrah grupin militant.

Si pjesë të rregullave të situatës së jashtëzakonshme, Izraeli ka përfshirë një plan për të mbyllur zyren e kanalit televiziv Al Jazeera për shkak të transmetimit, sipas autoriteteve izraelite, të propagandës së Hamasit.

Kritikët e këtij plani thonë se përpjekjet për të heshtur gazetarët apo një organizatë të tërë mediatike janë cenzurë.

Drejtorja ekzekutive e organizatës “Neni 19” për lirinë e shtypit, Quinn McKew thotë se një veprim i tillë është shqetësues.

“Ndalimi i qasjes ndaj informacionit dhe mbyllja e një agjencie legjitime lajmesh, siç është Al Jazeera, kurrë nuk duhet pranuar lehtësisht dhe ky është një hap shqetësues i humbjes së një burimi të besueshëm lajmesh, që krijon një hendek informacioni për audiencat në mbarë botën dhe Lindjen e Mesme.”

Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit është shoqëruar me dezinformata dhe keqinformime të qëllimshme si mjet lufte. Informacionet e pavërteta janë të dukshme në internet, sidomos në rrjetet sociale.

Organizatat për mbrojtjen e mediave thonë se roli i organizatave mediatike për të demaskuar dezinformimin është qenësor dhe se asnjë zë nuk duhet heshtur.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe ekspertë të tjerë të medias po nxisin Izraelin të mos e ndërmarrë një hap të tillë drastik./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit