-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mali i Zi të bashkohet me Serbinë dhe Republikën Srpska”, Podgorica e ashpër ndaj Dodik

Kryesoret

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik tha të shtunën se serbët në këtë shekull duhet “të formojnë një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe Mali i Zi, nëpërmjet mjeteve demokratike dhe masave politike, jo përmes luftës dhe t’ua lënë atë brezave të ardhshëm.”

“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhet të ngelen në sy, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Srpska, nëse është vendim demokratik, dhe Mali i Zi,” deklaroi Dodik.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi duke thënë se vendi është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s, i fokusuar në të ardhmen evropiane, dhe jo, siç thonë ata, në idetë retrograde, sipas Vijesti.me.

“Si shtet civil, laik dhe multietnik, ne jemi të përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial, vlerat themelore dhe angazhimet e politikës së jashtme, sepse vetëm një fqinjësi e qëndrueshme mund t’i sjellë prosperitet shtetet tona dhe rajoni në tërësi,” thuhej në deklaratën e Ministrisë malaziase.

“Nuk është hera e parë që Mali i Zi bëhet objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon dhe/ose me qëllim të cenimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivën evropiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj i bëjmë thirrje zotit Dodik që të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi shtetërore, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina,” vijon më tej deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit