-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestuesit anti-hebrenj sulmojnë aeroportin e Dagestanit, arrinin fluturime nga Izraeli

Kryesoret

Qindra protestues anti-hebrenj sulmuan dhe mbyllën aeroportin në qytetin rus, Makaçkala, në rajonin e Dagestanit, të banuar me shumicë myslimane, përderisa disa brohoritën slogane kundër hebrenjve drejtuar pasagjerëve që arritën në një fluturim nga Tel Avivi më 29 tetor.

Policia mbërriti në aeroport pas trazirave, ndërsa zyra e Ministrisë së Brendshme në këtë qytet tha se përforcimet, përfshirë njësitë e Gardës Kombëtare, po dërgoheshin për të “garantuar sigurinë” e pasagjerëve që arritën, sipas kanalit Baza në Telegram.

Autoriteti i aviacionit të Rusisë tha se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri më 6 nëntor.

Protestat kundër hebrenjve kanë shpërthyer në disa qytete të Dagestanit, pasi ka nisur lufta mes Izraelit kundër grupit militant palestinez, Hamas, që udhëheq me Rripin e Gazës.

Konflikti në Lindjen e Mesme shpërtheu pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë peng më shumë se 200 të tjerrë. Izraeli është hakmarrë duke nisur një fushatë ushtarake kundër Gazës, që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 8.000 persona në këtë enklavë dhe ka shkaktuar shkatërrim të madh në këtë territor.

Ministria e Jashtme izraelite më 29 tetor kërkoi që Rusia të mbronte izraelitët dhe hebrenjtë dhe të arrestonte këdo që i kërcënon ata.

“Izraeli pret që autoritetet ruse të mbrojnë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë dhe të veprojnë me vendosmëri kundër rebelëve dhe kundër nxitjes së dhunës kundër hebrenjve dhe izraelitëve,” thuhet në një deklaratë.

Më 29 tetor, videot dhe fotot nga vendi i ngjarjes të publikuara nga Realitetet e Kaukazit të Radios Evropa e Lirë shfaqën protestuesit duke hyrë në pistën e aeroportit dhe duke tentuar të hynin në avionin që aterroi nga Tel Avivi./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit