-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Izraeli duhet të mbrojë civilët në Rripin e Gazës

Kryesoret

Izraeli ka përgjegjësi për jetën e banorëve të pafajshëm në Gazë, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Me numrin e viktimave që ka arritur në mbi 8.000 në Rripin e Gazës, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është nën presion që ta bëjë të qartë se mbështetja e tij për Izraelin nuk nënkupton mbështetje për gjithçka që Izraeli po bën në këtë enklavë.

Sullivan tha se Uashingtoni i ka bërë pyetje të vështira Izraelit, përfshirë edhe për çështjet që kanë të bëjnë me ndihmat humanitare, dallimin midis terroristëve dhe civilëve të pafajshëm dhe si Izraeli e ka planifikuar operacionin e tij ushtarak.

“Ajo çfarë ne besojmë është se në çdo orë, çdo ditë të këtij operacioni ushtarak, Forcat Mbrojtëse të Izraelit, Qeveria e Izraelit duhet të përdorin çdo mjet në dispozicion që të bëjnë dallimin midis terroristëve të Hamasit, që janë caqe legjitime ushtarake, dhe civilët, të cilët nuk janë caqe legjitime,” tha Sullivan për CNN.

Sullivan tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë këtë çështje dhe do të përsërisë qëndrimin gjatë bisedës që Biden do të zhvillojë më vonë gjatë të dielës me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sullivan po ashtu tha se Netanyahu ka përgjegjësi që të “frenojë” kolonët ekstremistë hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Është plotësisht e papranueshme që kemi dhunë të kolonëve ekstremistë ndaj njerëzve të pafajshëm në Bregun Perëndimor,” tha ai.

Sulmet e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kur u vranë mbi 1.400 persona, kanë nxitur Izraelin që të nisë një valë të sulmeve ajrore dhe tokësore ndaj Rripit të Gazës.

Autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës ku jetojnë 2.3 milionë banorë kanë thënë se 8.005 palestinezë janë vrarë që kur ka nisur lufta./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit