Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në hyrje të Tunelit të Krrabës.
Nga pamjet dallohet se automjeti tip “Seat” është djegur në pjesën e përparme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Po ashtu nuk ka raportim për dëme në njerëz.