Përplasje fizike mes deputetëve në parlament. Që në nisje të seancës, deputetët e opozitës shkuan drejt foltores për ta bllokuar. Ndërhyri Garda. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u kërkoi që të “qytetëroheshin” dhe të uleshin për të diskutuar.
Opozita refuzoi. Lindita Nikolla u dha fjalën socialistëve. I pari e mori deputeti Vullnet Sinaj nga vendi që nisi të fliste. Por Flamur Noka i shkoi pranë dhe i kërkoi që të ndalonte.
Nallbati shtyn Sinajn! Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend (VIDEO)
“Flamur, çfarë ke, pse keni ardhur sot në parlament? Do të flasim për problemet e banorëve të zonës. Jepi popullit llogari. Çfarë të bëri garda?“-I tha deputeti socialist.
Pas tij, ishte deputeti Bledion Nallbati që i tërhoqi mikrofonin dhe e shtyu. Kaq mjaftoi që situata të agravonte dhe shtyrje dhe përplasje. Seanca u ndërpre.