-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidentet në veri të Kosovës, dënohet me 7 muaj një serb

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të pandehurin Millovan Bozhoviç me shtatë muaj burgim për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm” dhe për djegie të automjeteve në veri të Kosovës.

Të pandehurit në fjalë do t’i llogaritet koha e mbajtur në paraburgim, si dhe do të paguajë 100 euro për procedurën dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave.

Ndaj Bozhoviçit është ngritur aktakuzë më 16 tetor të këtij viti ku akuzohet se kishte shkaktuar zjarrvënie në protesta të dhunshme, ndërsa në seancën e 26 tetorit, mbrojtësi i tij e kishte pranuar fajësinë.

Në një raport të Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast shkruhej se ankuesit i ishin drejtuar stacionit policor të Zubin Potokut për ta raportuar rastin e tyre, meqë një grup i personave të panjohur ia kishte djegur automjetet rreth orës 2 e 30 të mëngjesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit