-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Mua dhe Metën nuk na ka thirrur SPAK-u

Kryesoret

Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme se për të dhe Ilir Metën nuk ka fletë-thirrje nga Prokuroria e Posaçme. Konkretisht për dy dosjet që po heton SPAK-u për ndërhyrjet plastike dhe lobimin e LSI-së në SHBA, Kryemadhi tha e nuk ka thirrje.

Unë fletëthirrje kam pasur shumë nga SPAK për inceneratorët që kanë të bëjnë jo vetëm me denoncimet që kam ngritur unë. Pres që të më thërrasin për operacionet plaske. Nuk jam thirrur. As për lobimin nuk jam thirrur” tha ajo.

Po për Ilir Metën a ka fletë-thirrje? “Edhe mund të ketë, çfarë problemi ka? Nuk e di, mund të ketë edhe 200 çështje. Për ne fletëthirrje nuk ka” tha ajo.

Një koment e kishte edhe për vendimet e gjykatës për Sali Berishën dhe arrestimin e dhëndrit të tij. “Për Mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik, Sali Berisha është i përndjekur politik. Berlusconi ka pasur mbi 400 çështje por nuk i është hequr pasaporta. Loja politike është shumë e shëmtuar dhe nuk është se krijon ndonjë efekt, por terror tek bizneset dhe qytetarët” tha ajo.

SPAK-u normalisht, mënyra që është përdorur, është që personat me precedent bëjnë padi dhe kanë detyrë t’i hetojnë, por kur proceduat….mua nuk më shqetëson SPAK-u. Një prokuror është një nëpunës. Kush ia paguan rrogën? Edi Rama që të heq gruan nga puna”.

Përtej një akuze në të kaluarën në kohën e Lulzim Bashës, Kryemadhi tha se pret që të ketë një koordinim me kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe pjesën tjetër të opozitës, kundër qeverisë.

Do të koordinohemi në pikat që ne bashkohemi. Aksioni opozitar është më i rëndësishëm se marrëdhëniet personale. Sot mendoj që lëvizjet tona janë për tu bashkuar” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit