-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Leyen shuan dyshimet që ngriti Macron: Nga 1 Janari, Kosova pa viza

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një konferencë për shtyp pas takimit që kanë pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Osmani ka thënë se në takim kanë biseduar për planin e BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor, dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Takimi ynë u fokusua në planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja. Krahas kësaj kisha mundësinë ta informojë Ursula von der Leyen për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe angazhimet tona,” tha ajo.

Ajo shtoi se planin për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla.

“Planin gjithëpërfshirës i bazuar në katër shtylla shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian. Ky plan parasheh mbështetjen e BE-së përmes rritjes së asistencës financiare për reformat që duhet ndërmarrë.

Në takim shpreha falënderimin që i dhanë epilog procesit të vizave, ku nga janari qytetarët do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen” u shpreh presidentja. “Kërkova po ashtu të largohen masat ndëshkuese nga BE,” tha ndër tjera ajo.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shoi të gjitha dyshimet që ngriti pak ditë më parë Presidenti i Francës, Macron nga Tirana për vizat. Leyen deklaroi se nga 1 Janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në BE.

“Liberalizimi i vizave. Më kujtohet shumë mirë vitin e kaluar, kur bëmë thirrje të fuqishme. Tani këtë vit, pothuajse ia dolëm. Është një hap i avancuar. Nga 1 Janari kosovarët do të gëzojnë lëvizjen e lirë në BE. Ky është një guri themeli shumë i rëndësishëm” tha ajo.

Ursula von der Leyen në Kosovë: Ju pranoi Asociacionin, Serbia njohjen “de facto”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit