-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mijëra veta thyen depot e ndihmave në Gaza në shenjë dëshpërimi

Kryesoret

Mijëra njerëz hynë në depot e ndihmave në Gaza për të marrë ushqime dhe “artikuj bazë të mbijetesës”, në shenjë dëshpërimi në rritje tre javë pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit, tha të dielën një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Tanket dhe këmbësoria u futën në Gaza gjatë fundjavës, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi një “fazë të dytë” të luftës, tre javë pasi Hamasi kreu një ndërhyrje brutale në Izrael. Ofensiva e zgjeruar tokësore po ndodhë ndërsa Izraeli vazhdon bombardimet e territorit nga ajri, toka dhe deti.

Bombardimet, që u përshkruan nga banorët e Gazës si më intensivet të luftës, shkatërruan shumicën e komunikimeve në territor të premten vonë, duke shkëputur 2.3 milionë banorët e enklavës së rrethuar, nga pjesa tjetër e botës.

Komunikimet u rikthyen për shume banorë të Gazës herët të dielën, sipas kompanive lokale të telekomit, grupit të mbrojtjes së qasjes në internet NetBlocks.org dhe pohimeve të njerëzve në terren.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur si UNRWA, ofron shërbime bazë për qindra mijëra njerëz në Gaza. Shkollat e saj në gjithë territorin janë shndërruar në strehimore të mbushura me palestinezë të zhvendosur. Izraeli ka lejuar vetëm një hyrje të vogël ndihme nga Egjipti, një pjesë e të cilave ishin ruajtur në një nga magazinat që u thyen, tha UNRWA.

Thomas White, drejtori i agjencisë në Gaza, tha se hyrjet në depo ishin “një shenjë shqetësuese se rendi civil po fillon të rrënohet pas tre javësh lufte dhe një rrethimi të rreptë në Gaza. Njerëzit janë të frikësuar, të frustruar dhe të dëshpëruar”, tha ai./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit