Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me situatën politike në vend si dhe situatën për opozitën pas kaosit të regjistruar sot në Kuvend.
Bumçi gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama i mori PD-së vulën dhe se opozita është në sulm prej vitesh. Ai më tej se atë që ka bërë Rama nuk e ka bërë askush tjetër.
“Një vit e mbajti zvarrë dhe dy dite para regjistrim dhe i dha fraksionit qe nuk kishte kandidat.
I mori vulën. Këtë nuk e ka bërë njeri. Duhet te këtë reagim. Ka njerëz qe nuk e kane votuar kurrë PD këtu flasim per themelit e një shteti demokratik.
Pra me jemi ne situate qe opozitës po i shkelet. Pse nuk njeh te drejtën e 45 deputetëve. Ai qe shkel abc nuk mund të diskutojë zh. këtu është ne rrezik, opozita është ne sulm prej disa vitesh,” u shpreh Bumçi.