Disa punëtorë ndërtimi ranë nga skelat në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë dhe pesë prej tyre humbën jetën.
Shërbimi zjarrfikës në qytetin e dytë më të madh të Gjermanisë tha se aksidenti ndodhi në lagjen HafenCity.
HafenCity është një zonë ish-porti në lumin Elba që po rindërtohet me ndërtesa zyra dhe banimi, hotele dhe dyqane.
Për arsye hetimore identiteti i viktimave nuk bëhet ende me dije.