-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dërguari i OKB-së: Lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri

Kryesoret

Lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri, nxitur nga paqëndrueshmëria në rritje, dhuna dhe mungesa e përparimit drejt një zgjidhjeje politike për konfliktin 12-vjeçar, tha i dërguari i posaçëm për Sirinë në Kombet e Bashkuara.

Geir Pedersen tha para Këshillit të Sigurimit se përveç dhunës nga konflikti në Siri, sirianët tani po përballen “me mundësinë e tmerrshme të një përshkallëzimi të mundshëm më të gjerë” pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Sirisë dhe veprimeve hakmarrëse izraelite që po vazhdojnë.

“Përhapja [e luftës] në Siri nuk është vetëm rrezik, por veçse ka filluar,” tha i dërguari i OKB-së për Sirinë.

Pedersen përmendi sulmet ajrore, që i janë atribuuar Izraelit, të cilat kanë goditur disa herë aeroportet në Alepo dhe Damask, dhe sulmet hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara pasi Uashingtoni tha se herë trupat e tij u sulmuan “nga grupe që pretendoi se mbështeten nga Irani, përfshirë në territorin sirian”.

Me rajonin “që është i tensionuar dhe i rrezikshëm” ai tha se “po hidhet më shumë benzinë në zjarrin që veçse ka filluar të ndizet” në Siri, shtet që ka përjetuar rritje të dhunës edhe para 7 tetorit.

Ai tha se numri i sirianëve të vrarë, plagosur dhe zhvendosur është më i lartë që nga viti 2020, duke theksuar se janë rritur sulmet në zonat e kontrolluara nga Qeveria.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, akuzoi “grupet terroriste”, disa prej të cilave mbështeten nga Siria dhe Irani, se po kërcënojnë që të zgjerojnë konfliktin në Gazë duke “përdorur territorin e Sirisë për të planifikuar dhe kryer sulme kundër Izraelit”.

Ajo po ashtu akuzoi Sirinë se po lejon Iranin dhe grupet terroriste që të përdoren aeroportet ndërkombëtare siriane për qëllime ushtarake./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit